Shkup, 16 nëntor 2026 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e 38-të të mbajtur më 12 nëntor, bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e rregullt programore dhe administrative, i shqiptoi TV GURRA-s dy masa vërejtje publike.
Masa e parë është shqiptuar për shkak të mostransmetimit të së paku 30% të programit të krijuar fillimisht si vepra audiovizuale maqedonase, si dhe mosplotësimit të së paku gjysmës së minimumit ligjor të këtij programi në periudhën kohore nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Masa e dytë është shqiptuar për shkak se shërbimi televiziv programor nuk i ka siguruar informacionet të cilat duhet të jenë në dispozicion të përdoruesve.
Vërejtjet publike janë të disponueshme në lidhjet e mëposhtme:
TV GURRA – (neni 92, paragrafët 1 dhe 3 të LSHMAAV) – (13.11.2026)
TV GURRA – (neni 51, paragrafi 1 i të LSHMAAV) – (13.11.2026)