21.04.2011 – KRD miratoi rregulloret për mbulim mediatik të zgjedhjeve

SHKUP, 21.4.2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme, me gjashtë vota “për” dhe me dy vota “kundër”,  në afatin e caktuar ligjor,  konform Kodit zgjedhor,  miratoi “Rregulloren për qasje të barabartë në paraqitjen mediatike gjatë kohës së fushatës zgjedhore” dhe “Rregulloren për sjelljen e radiopërhapësve gjatë periudhës para fillimit të fushatës zgjedhore”.

[…]

29. 03. 2011 –Para përfaqësuesve të mediave, në një mbledhje publike, KRD i paraqiti të rejat që do t’i sjellë Ligji i ri për media elektronike

Si do të ndikojë transferimi i Direktivës evropiane për shërbimet mediatike audio-vizive te kompanitë mediatike në R. e Maqedonisë, ishte tema e mbledhjes së sotme publike të Këshillit të Radiodifuzionit, që u mbajt në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve të mediave të vendit. KRD, si një prej pjesëmarrësve në grupin e punës për përgatitjen e ligjit të ri për mediat elektronike, përmes konceptit të vet kontribuoi në formësimin e standardeve programore, të cilat do të jenë pjesë e zgjidhjeve të reja ligjore. Grupi i punës i KRD në këtë fazë fillestare të përgatitjes së Ligjit përpiloi draft-versionin e një pjese të tij, që iu është lënë mediave për ta parë.[…]



Accessibility

Accessibility