Operatorët e rrjetit publik të komunikimit elektronik (ose të njohur ndryshe si operator kabllor) ritransmetojnë pakot programore, të përbëra nga shërbimet programore të huaja dhe ato të vendit. Ata mund të bëjnë ritransmetim vetëm në bazë të vërtetimit të dhënë nga Agjencia. Vërtetimi jepet pas paraqitjes nga ana e operatorit, qoftë për servis të veçantë ose për pakon programore në tërësi. Paraprakisht patjetër duhet të rregullohen të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta.
Në regjistrin e operatorëve, janë të evidentuar 31 subjekte.
Agjencia realizoi mbikëqyrje programore ndaj operatorëve nga aspekti i: Mbrojtjes së personave të mitur (ndalimit të pornografisë në formë të pakoduar dhe ndalimit të pornografisë së fëmijëve); përdorimi i gjuhës (nëse është ndryshe prej gjuhës origjinale, titrimi duhet patjetër të jetë në gjuhën maqedonase ose në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përveç gjatë teleshopingut dhe reklamave); ritransmetim vetëm të shërbimeve të regjistruara rogramore (në bazë të vërtetimeve të Agjencisë); respektimi i zonës së servisit sipas lejes (operatori nuk guxon që të ritransmetojë radiodifuzerë vendas jashtë rajonit për të cilin radiodifuzeri ka leje).
Pasi që do të realizohet mbikëqyrja, Agjencia përpilon raport. Nëse është konstatuar shkelje, operatorit i shqiptohet masa e vërejtjes, respektivisht, nëse vazhdohet me shkeljen e njëjtë ligjore, gjatë vititi, shqiptohet procedurë për kundërvajtje para gjykatës kompetente.
- Rеgjistri i operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik – 19.09.2024
- Рakot e regjistruara të RRPKE
- Rеgjistri i përfaqësuesve të shërbimeve programore dhe filmike, si dhe të drejtave sportive
- Formularë dhe dokumente për RRPKE
- Mbikëqyrjet/Masat e shqiptuara ndaj operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik
- Pasqyra e procedurave për kundërvajtje
- Rregullorja për përcaktimin e lokacioneve për mbledhjen e sinjalit nga operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele me kërkesë