Radiodifizeri

Sektori mediatik në Republikën e Maqedonisë përbëhet nga tre segmente: (1) servisi publik (Radiotelevizioni i Maqedonisë), (2) televizionet dhe radiot komerciale dhe (3) radiot joprofitabile.

Emetimi i radios dhe televizionit mund të bëhet vetëm në bazë të lejes, që e jep Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Periudha e vlefshmërisë së lejeve për emetim televiziv ose të radios është nëntë vite.

Për momentin kemi gjithësejt 98 radiodifuzerë, prej të cilëve 40 televizione dhe 59 radio. Prej televizioneve, 11 emetojnë program në nivel shtetëror (5 përmes multipleksit, 4 pëmes operatorëve kabllor dhe 2 përmes satelitit); 15 në nivel rajonal (5 përmes multipleksit dhe 10 përmes operatorëve kabllor) dhe 14 televizione lokale (përmes operatorëve kabllor).

Prej radiove, 4 emetojnë program në nivel shtetëror, 15 në nivel rajonal dhe 40 në nivel lokal.

Agjencia realizon mbikëqyrje të punës së radiodifuzerëve në më shumë aspekte: Mbrojtjen e publikut të mitur, reklamimit, sponsorisimit, plasimit të prodhimeve…

Për çdo mbikëqyrje të realizuar përpilohet raport. Nëse konstatohet shkelje, radiodifuzerit i shqiptohet masa e vërejtjes, respektivisht nëse vazhdon me përsëritjen e të njëjtës shkelje ligjore, gjatë vitit i shqiptohet procedurë për kundërvajtje, para gjykatës kompetente.

 

TELEVIZIONET

RАDIOT



Accessibility

Accessibility