Brukseli e vlerësoi proaktivitetin e Agjencisë

image_pdfimage_print

Shkup, 18.04.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele vazhdon të jetë proaktive në përkujtimin e mediumeve dhe obligimeve të tyre juridike si dhe të forcojë bashkëpunimin e vet më organizatat civile, vlerësoi Komisioni Evropian në raportin më të ri për përparimin e Republikës së Maqedonisë.

“Në disa raste, rregullatori dhe asociacionet mediatike vazhduan të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe mënyrës nxitëse dhe diskriminuese të të folurit, si dhe për informimin joprofesional të gazetarëve ”, qëndron në Raport.

Gjithashtu, në dokument është shënuar se rregullatori ka inciuar formimin e një rrjeti për arsimimin mediatik ku janë të përfshirë subjekte të ndryshme nga sektori publik dhe ai civil. Në këtë drejtim, Komisioni thekson se është e nevojshme që të zhvillojë një qasje dhe bashkëpunim sistematik ndërmjet faktorëve të sferës mediatike dhe arsimimit digjital.

Në aspekt të financimit të shërbimit publik të radiodifuzionit,  Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe të Radiodifuzionit të Maqedonisë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, Komisioni Evropian rekomandon që të mos vonohet me transferet e mjeteve.

Agjecnia, sikur deri më tani, do të vazhdojë që të zbatojë në mënyrë të denjë rregullat ligjore vendase dhe ato ndërkombëtare si dhe të veprojë në mënyrë proaktive në fushën e avancimit dhe ngritjes së standardeve të gazetarisë, arsimimit mediatik dhe të përpiqet për zbatimin e vlerave dhe praktikave evropiane në sferën audiovizuele të Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility