U mbajt punëtori për trajtimin e gjuhës së urrejtjes në media dhe platformat online

Shkup, 21 mars 2024 – Dje në kuadër të Projektit Tvining “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Publik Radiodifuziv”, u mbajt punëtoria „Përballja me gjuhën e urrejtjes në shërbimet mediatike dhe platformat online“, destinuar për anëtarët e Rrjetit kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe të punësuarve në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Në fjalën hyrëse, drejtori i ASHMA-së, dr. Zoran Trajçevski, theksoi se Agjencia në 6-të vitet e fundit nuk ka konstatuar gjuhë të urrejtjes, për të cilën është përgjegjëse televizioni ose radio, por se kjo nuk do të thotë se gjuha e urrejtjes nuk është  prezente në mediat e tjera. „Аgjencia është duke u marrë në mënyrë aktive për një kohë të gjatë dhe ne e dime se sa është e vështirë të identifikosh gjuhën e urrejtjes dhe të veprohet kundër atyre që e përhapin atë,dhe kjo është arsyeja pse ne mendojmë se është e rëndësishme që sot këtu janë të pranishëm shumë palë të interesuara që po luftojnë kundër gjuhës së urrejtjesçdokush nga aspekti i vet theksoi Trajçevski.

Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për etikë në media në Maqedoni dhe koordinatorja e Rrjetit kundër gjuhës së urrejtjes në media, Biljana Georgievska, theksoi se ka rritje të konsiderueshme të denoncimeve dhe vendimeve të marra nga Komisioni për ankesa pranë Këshillit, që i referohen gjuhës së urrejtjes në hapësirën e internetit, veçanërisht në pjesën e komenteve në rrjetet sociale. Prandaj, është shumë e rëndësishme të dëgjohen praktikat evropiane që mund të ndihmojnë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Për iniciativat dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara për trajtimin e gjuhës së urrejtjes në media dhe në platformat online, ka folur dr. Aleksander Shafer nga Ministria Federale e Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanis, duke kujtuar edhe në detyrimet nga Konventa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kler Mozelage nga i njëjti institucion ndau rregullat e reja që janë të rëndësishme për hapësirën e internetit dhe për ndikimin e Rregullativës së shërbimeve dixhitale të Unionit Evropian (Аkti për shërbime dixhitale) në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Përvoja mbi qasjen e rregullativës, në takim ndau dhe dr. Nils Shulte nga Zyra Federale e Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, i cili iu referua proceseve të harmonizimit të rrjeteve sociale dhe platformave për shpërndarjen e videove me rregullativën evropiane të gjuhës së urrejtjes dhe të sfidave me të cilat ballafaqohen gjatë rregullimit të internet platformave.

Prezantimet nga eventi janë të disponueshme në linket në vijim:

Dr. Аleksander Shafer, Ministria Federale e Drejtësisë e Republikës Federale të Gjermanisë: „Gjuha e urrejtjes në media dhe platformat online – iniciativa në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar“

Кler Mozelage, Ministria Federale e Drejtësisë e Republikës Federale të Gjermanisë: „Rregullat e reja të internetit – ndikimi i Rregullativës për shërbimet dixhitale të BE-së (DSA) në luftën kundër gjuhës së urrejtjes“

Dr. Nils Shulte, Zyra Federale e Drejtësisë e Republikës Federale të Gjermanisë: „Si të arrihet harmonizimi i platformave onlive me rregullativën për gjuhën e urrejtjespërvojat e organi kompetent

 

 



Accessibility

Accessibility