Mbikëqyrje e rregullt programore mbi TV Alsat-М, ТV Telma, ТV Alfa, ТV Kanal 5 dhe TV Sitel

Shkup10 qershor 2026 – Mbikëqyrje e rregullt programore për respektimin e rregullave gjatë transmetimit të komunikimeve komerciale audiovizuele, mbrojtjen e të miturve nga programe që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, mendor ose moral, mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve, ofrimin e kuizeve ose formave të tjera të pjesëmarrjes  në shpërblime, përdorimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar dhe votimin telefonik dhe transmetimin e lojërave të fatit, mbikëqyrje e rregullt programore është kryer mbi televizionet kombëtare TV Alsat-М, ТV Telma, ТV Alfa, ТV Kanal 5 dhe TV Sitel.

Nga mbikëqyrja u konstatua se TV Alsat – М në shërbimin programor të transmetuar më datë 4 мај 2026, në emisionin argëtues-dokumentar të sponsorizuar „1001 оброк“(1001 Vakte), përmes rekomandimi të veçantë promovues ka nxitur blerjen e dy produkteve të  njërit prej sponsorëve të emisionit. ТV Telma, në shërbimin programor të transmetuar më datë 4 мај 2026, në emisionin argëtues-dokumentar Авантурите на Марк“ (Aventurat e Markut) dhe në programin argëtues humoristik me fjalë „Мојот пат до успехот“(Rruga ime drejt Suksesit), transmetoi reklama/pop-ap në ekran të ndarë midis të cilit nuk kalonte periudha e parashikuar  prej së paku 15 minutash.

Raportet janë të disponueshme në linket:

ТV Alsat-М – (shkelje e nenit 54 paragrafi 1 i LShMAAV) – 09.06.2026

ТV Telma – (shkelje e nenit 98 paragrafi 2 i LShMAAV) – 09.06.2026

ТV Alfa – (neni 50 paragrafi 3, neni 50-a, nenet 53, 54, 55, 98, 99, dhe 101, neni 52, neni 93 dhe nenin 94 i LShMAAV) – 09.06.2026

ТV Kanal 5 – (neni 50 paragrafi 3, neni 50-а, nenet 53, 54, 55, 98, 99, dhe 101, neni 52, neni 93 dhe nenin 94 i LShMAAV) – 09.06.2026

ТV Sitel – (neni 50 paragrafi 3, neni 50-а, nenet 53, 54, 55, 98, 99, dhe 101, neni 52, neni 93 dhe nenin 94 i LShMAAV) – 09.06.2026



Accessibility

Accessibility