Shkup, 25 gusht 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullta kundrejt televizionit rajonal TV Star nga Shtipi. Objekt i mbikëqyrjes ishin detyrimet për mbrojtjen e të miturve nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, psikik ose moral, mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve, organizimin e kuizeve ose formave të tjera të pjesëmarrjes me shpërblim, përdorimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar dhe votimit telefonik, si dhe transmetimin e lojërave të fatit, publikimin e impressumit, informacionet që duhet t’u vihen në dispozicion përdoruesve dhe identifikimin e radiodifuzerit.
Gjatë mbikëqyrjes së programit të transmetuar më 6 gusht 2026, janë konstatuar disa shkelje. Në dy edicione të emisionit argëtues-dokumentar „1001 obrok“, përmes rekomandimit të veçantë promovues, nxitej drejtpërdrejt blerja e produkteve të markës tregtare SC Jonson, një prej sponsorëve të emisionit.
Në emisionin argëtues-informativ „Bidi svoj“ janë përfshirë komunikime të fshehura audiovizuele komerciale për pijen alkoolike „Smidgin-Vtornik“, ndërsa në tri emisione të prodhimit të huaj („ImaT NemaT“, „Përalla popullore maqedonase “ dhe „Bidi svoj“) nuk janë publikuar të dhënat e impressumit.
Raportet nga mbikëqyrjet e kryera janë në dispozicion në lidhjet e mëposhtme:
TV Star – (shkelje e nenit 54, paragrafi 1 i LShMAAV) – 24.08.2026
TV Star – (shkelje e nenit 53, paragrafët 2 dhe 7 të LShMAAV) – 24.08.2026
TV Star – (shkelje e nenit 14 të Ligjit për Media) – 24.08.2026