Kronikë nga seanca 32-të

Shkup, 22.09.2026 – Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancën e 32-të, Telekomit të Maqedonisë – Shkup dhe Altra – Sat 2000 ShPKNjP Ohër, i shqiptoi masat paralajmërim publik për shkelje të nenit 141, paragrafi (13) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Masat u shqiptuan sepse të dy operatorët kanë ritransmetuar shërbime programore që nuk mbulohen nga çertifikata për regjistrim të shërbimeve programore të lëshuar nga Agjencia. Operatorët urdhërohen që të harmonizojnë veprimtarinë e tyre me Ligjin, pas së cilës do të kryhet mbikëqyrje kontrolli.

Ndaj TV – Star ShPK Shtip, u shqiptuan tre masa paralajmërimi publik. Për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media, masa u shqiptua për shkak se në tre emisione të prodhimit të huaj nuk u publikuan të dhëna për impresium. Për shkelje të nenit 53, paragrafët (2) dhe (7) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, për transmetim të fshehtë të komunikimeve komerciale audiovizuele në emisionin argëtues-informativ. Paralajmërim publik u shqiptua dhe për shkelje të nenit 54, paragrafi (1) nga Ligji i njëjtë, për shkak se në edicionin e emisionit argëtues-dokumentar, përmes rekomandimeve promovuese, direkt u inkurajua blerja e produkteve  të njërit prej sponsorëve të emisionit. Për të tre rastet, transmetuesi urdhërohet të harmonizojë veprimtarinë me dispozitat ligjore, pas së cilës do të kryhet mbikëqyrje kontrolli.



Accessibility

Accessibility