Shkup, 16.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ishte nikoqir i takimit të punës me përfaqësuesit e Komisionit të pavarur të mediumeve të Republikës së Kosovës. Qëllimi i takimit ishte zgjerimi i marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave nga sfera e digjitalizimit të mediumeve.[…]
Igor Petrov
Trajnim për radiodifuzerët për rregullat e prezantimit mediatik zgjedhor
Shkup, 16.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga data 15 deri më 19 shkurt 2016, do të realizojë gjashtë punëtori për radiodifuzerët rajonal, lokal dhe nacional në Republikën e Maqedonisë, përfshirë këtu edhe shërbimin publik të radiodifuzionit.[…]
Reagim në lidhje me intervistën e emetuar në lajmet e TV Sitel
Shkup, 11.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon mosrespektimin e parimeve dhe standardeve profesionale të gazetarisë nga ana e redaktorit përgjegjës të TV Sitel Dragan Pavlloviq Llatas gjatë pjesëmarrjes së kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev në “Ditarin” e orës 19 më datë 10 shkurt 2016.[…]
Mediumet ti respektojnë standardet profesionale
Shkup, 05.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i fton të gjitha mediumet që të tregojnë përgjegjësi profesionale dhe ta realizojnë punën e tyre duke ju përmbajtur standardeve dhe parimeve më të larta të gazetarisë.[…]
U realizua takim me ambasadorët Bejlli dhe Orav
Shkup, 05.02.2016 – Dje në hapësirat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u realizua një takim me ambasadorët e SHBA dhe BE, Xhes Bejlli dhe Aivo Orav.[…]
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Komisionin shtetëror zgjedhor
Shkup, 04.02.2016, Sot, në ditën ndërkombëtare të zgjedhjeve, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Komisioni shtetëror zgjedhor nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Qëllimet themelore të dokumentit janë: shkëmbimi i informatave, ndihma e ndërsjellë përmes dhënies së këshillave profesionale, bashkëpunimi gjatë veprimit ndaj parashtresave dhe ankesave, projekte konkrete që janë në funksion të interesave të përbashkëta të Komisionit dhe Agjencisë, si dhe aktivitete në drejtim të ngritjes së nivelit të respektimit të rregullativës zgjedhore.[…]
Reagim lidhur me shkrimin në Libertas për shkëmbimin e letrave në mes të Dunja Mijatoviq dhe Agjencisë
Shkup, 25.01.2016 – Portali i internetit Libertas, sot publikoi shkresën nga përfaqësuesja e SOBE-së për lirinë e mediumeve, znj. Dunja Mijatoviq drejtuar Agjencisë për shërbime mediatike … […]
Raporti vjetor për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimet e Televizioneve satelitore, rajonale dhe lokale në shikueshmërinë e përgjtihshme
Shkup, 21.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e publikoi Raportin vjetor për vitin 2015, në lidhje me shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal.
[…]
Të dhënat për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimet e Televizioneve satelitore, rajonale dhe lokale në shikueshmërinë e plotë – tremujori i katërt i vitit 2015
Shkup, 15.01.2016 – Të dhënat për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal, […]
Rritet kuota për programin e krijuar burimor, ndërsa për muzikën nuk ka ndryshime
Shkup, 13.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton mediumet se në vitin 2016 rritet përqindja e emetimit të programit të krijuar burimor në Republikën e Maqedonisë në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive jo shumicë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.Siç është e përcaktuar në nenin 92 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, duke filluar nga 1 janari 2016, për shoqëritë tregtare të radiodifuzionit dhe për institucionet joprofitabile të radiodifuzionit, obligimit për programin e krijuar burimor është 50%, ndërsa për shërbimin publik të radiodifuzionit është 60% nga programi i emetuar në përgjithësi gjatë një dite të plotë, me përjashtim të kohës që është për përmbajtjet që nuk i nënshtrohen klasifikimit.[…]