Dorëzim i Planit vjetor të veprimit për qasje në vitin 2025 Shkup, 13 dhjetor 2024 – Në pajtim me Rregulloren për qasje në shërbimet mediatike e cila ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti, televizionet që transmetojnë program në nivel kombëtar dhe shërbimet sipas kërkesës janë të detyruar që në vazhdimësi dhe në mënyrë progresive t’i bëjnë programet të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Në pajtim me Rregulloren, televizionet kombëtare dhe shërbimet sipas kërkesës janë të detyruar në formular të veçantë, jo më vonë se data 31 dhjetor 2024, në emailin e veçantë dostapnost@avmu.mk të dorëzojnë në Agjencion Planin vjetor të veprimit për qasje në vitin 2025. Formulari për Planin vjetor të veprimit për qasje në shërbime është i disponueshëm në link Nevoja e këtij akti buron nga ndryshimet dhe shtesat në LSHMAAV nga korriku 2023, me të cilat ofrimi i programeve të qasura për personat me aftësi të kufizuar u bë detyrim për radiot, televizionet dhe shërbimet mediatike video sipas kërkesës, të cilat janë të detyruara ta zbatojnë atë në mënyrë të vazhdueshme dhe progresive. Ndër të tjera, dokumenti përshkruan se cilat janë detyrimet për ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive në varësi të burimeve të tyre dhe shtrirjes së audiencës, si mund t’i bëjnë programet të qasura, katalogët sipas kërkesës, d.m.th. ofertën me shikim të vonuar, si dhe udhëzuesin elektronik të programit etj. Përmbajtje TV që do të përshtaten për personat me aftësi të kufizuara gjatë kohës së Zgjedhjeve 2024 Shkup, 3 prill 2024 – Në përputhje me detyrimin nga Kodi Zgjedhor, Shërbimi publik radiodifuziv, gjegjësisht shërbimi programor i Parë dhe i Dytë i televizionit të Maqedonisë dhe shërbimet programore televizive private në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, kanë detyrim gjatë raportimit për zgjedhjet, një edicion të lajmeve dhe një përmbajtje të transmetuar në periudhën nga ora 16.00 deri më 24.00, për ta përshtatur atë për personat me aftësi të kufizuara shqisore. Përmbajtje me format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara do të transmetohen nga TVM 1, TVM 2, TV Alfa, TV Alsat М, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma, TV Kompani 21-М, TV Shenja, TV Klan Maqedoni, TV Sonce, TV 24 Vesti dhe Nasha TV. Edhe pse nuk ka detyrim nga Kodi Zgjedhor, program të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara shqisore do të ofron dhe TV M rajonal nga Ohri. Lista me përmbajtje të aksesushme për secilin medium në veçanti është e disponueshme në link. Është mbajtur prezantimi publik i Draft – Rregullores për qasje në shërbimet mediatike Shkup, 14 mars 2024 – Dje në ambientet e Europe House në Shkup, u mbajt prezantimi publik i Projekt – Rregullores për qasje në shërbimet mediatike, përgatitur në kuadër të projektit „Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut (PRO-FREKS)“. Në fjalën hyrëse, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dr. Zoran Trajçevski, theksoi se hartimi i aktit rezulton nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në korrik 2023, i cili mundëson qasje të detyrueshme në shërbimet mediatike për personat me aftësi të kufizuara,. „Personat me aftësi të kufizuar vizuale, dëgjimore, motorike ose njohëse, personat e moshuar, personat e lënduar, çdo ditë hasin në pengesa, jo vetëm në atë fizik, poe edhe në botën dixhitale, dhe në përdorimin e përmbajtjeve mediatike. Pritshmëritë nga kjo Rregullore janë të sjellë kapërcimin e një pjese të pengesave, dhe për këtë temë edhe mëshumë do ngelim të përskushtuar aktiv“ – tha Trajçevski. Më shumë. |
Broshurë “Si të sigurohen informatat për …(më shumë)
Me qëllim që në mënyrë më të njohur të qartësohet, se si mediumet varësisht nga lloji i pengesës – në dëgjim, shikim, fizik ose mendor, të sigurojnë komunikim më të lehtë duke përdorur video me titrim, përshkrime tekstuale të hapura ose të mbyllura, përshkrime me zë ose gjeste, Agjencia e përpiloi broshurën “Si të sigurohen informatat për personat me pengesa në shqisa – Qasja, shërbimet, programet, materialet dhe formatet alternative” Broshura është botuar në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe në të janë potencuar edhe nevojat, idetë dhe pasqyrimet e personave të verbër dhe atyre me shikim të dëmtuar, si dhe të personave të shurdhër dhe shurdhmemec në Republikën e Maqedonisë. Broshurën mund ta merni në këtë link |
Politika për sigurimin e qasjes në shërbimet mediatike audiovizuele për personat me aftësi të kufizuara shqisore
Këshilli i Agjencisë në seancën e 45-të, mbajtur më 17 dhjetor 2020, miratoi Politikën për sigurimin e qasjes në shërbimet mediatike audiovizuele për personat me aftësi të kufizuara shqisore, për të cilën paraprakisht ishte mbajtur takim publik. Në dokument përshkruhen dhe tregohen drejtimet kryesore të veprimit të trupit rregullator, ndërsa aktivitetet konkrete do të varen nga nevojat aktuale të të gjithë grupit, d.m.th. personave me dëmtim të shikimit dhe dëgjimit, por edhe personave të tjerë me aftësi të kufizuara, si dhe nga mundësitë e transmetuesve dhe ofruesve të shërbimeve audiovizuele me kërkesë, dhe do të planifikohen në nivel vjetor. |
Raport i miratuar mbi zbatimin e Programit për sigurimin e qasjes në media për personat me aftësi të kufizuara shqisore (2016-2018)
Në seancën e 25-të, e mbajtur me datë 17 qershor 2019, Këshilli i Agjencisë e miratoi Raportin mbi zbatimin e Programit për sigurimi e qasjes në media për personat me aftësi të kufizuara shqisore (2016-2018) Në raport janë përfshirë të gjitha aktivitet, hulumtimet, broshurat të cilat trupi rregullator i miratoi në përputhje me programin dyvjeçar, si dhe aktivitete të cilat në perspektive do kontribojnë në rritjen e qasjeve në programe të personave me aftësi të kufizuara. |
Realizohet takim pune në lidhje me sigurimin e qasjes në program për personat me pengesa
Në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e aktiviteteve të radiodifuzerëve që të bëjnë programet e tyre të mundshme për t’u përcjellur edhe nga personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, sot në Agjenci u realizua një takim pune me përfaqësuesit e shërbimeve nacionale televizive… më shumë
Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat”
Në tremujorin e katërt të vitit 2016 përfundoi Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat”, që është paraparë me Programin trevjeçar për sigurimin e qasjes deri te mediumet, për personat me pengesa në shqisa, e që është miratuar në vitin 2015. Rezultatet e këtij hulumtimi u prezantuan në takimin e katërt publik të Agjencisë, që u realizua më 29 dhjetor 2016.
Për qëllimet e këtij hulumtimi u përpilua Pyetësor lidhur me atë se sa dhe çfarë ofertash kanë programet televizive që janë të dedikuara për personat me pengesa në shqisa, e që i njëjti u dërgua deri te të gjitha shërbimet televizive. Gjithashtu, u realizuan intervista me përfaqësuesit e organizatave që i prezantojnë personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, si dhe me organizata të tjera relevante.
Prezantimi i tërë hulumtimit “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat” mund të merren në linket e mëposhtme:
Në kuadër të projektit “Administratë e qasshme për personat me handikap”, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Procedurën për komunikim me qytetarët, me një lloj të caktuar të pengesave… më shumë
Për komunikim me qytetarët me pengesa në shqisa klikoni këtu