Dy ditë për reklamim të paguar politik

Shkup, 25.02.2016 – Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, fillimi i ndalesës për emetimin e reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypit dhe mediumet elektronike (portalet e internetit) zhvendoset për më 27 shkurt 2016.[…]

STANDARDET PROFESIONALE GJITHMONË DUHET TË VLEJNË

Shkup, 24.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe njëherë i fton mediumet që me seriozitet dhe në mënyrë të denjë ti respektojnë standardet dhe parimet profesionale, me vetëdije të plotë për rolin e rëndësishëm që e kanë në procesin në të cilin qytetarët e një shoqërie demokratike duhet të formojnë lirshëm qëndrimet e tyre për të gjitha çështje shoqërore-politike në bazë të informatave të vërteta dhe objektive si dhe pasqyrimeve të ndryshme.[…]

Agjencia realizoi gjashtë trajnime për rregullat e prezantimit zgjedhor mediatik

Shkup,19.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën  prej datës  15 deri më 19 shkurt 2016, realizoi gjashtë trajnime  për radiodifuzerët nacional, rajonal dhe lokal në Republikën e Maqedonisë, si dhe për Shërbimin publik të radiodifuzionit. Qëllimi i trajnimeve ishte që shërbimet programore të televizionit dhe radios të informohen për prezantimin mediatik zgjedhor.[…]

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Komisionin shtetëror zgjedhor

Shkup, 04.02.2016, Sot, në ditën ndërkombëtare të zgjedhjeve, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Komisioni shtetëror zgjedhor nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Qëllimet themelore të dokumentit janë: shkëmbimi i informatave, ndihma e ndërsjellë përmes dhënies së këshillave profesionale, bashkëpunimi gjatë veprimit ndaj parashtresave dhe ankesave, projekte konkrete që janë në funksion të interesave të përbashkëta të Komisionit dhe Agjencisë, si dhe aktivitete në drejtim të ngritjes së nivelit të respektimit të rregullativës zgjedhore.[…]



Accessibility

Accessibility