Të gjitha materialet që lidhen me monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Brvenicës, janë të disponueshme në banerin “Zgjedhjet Lokale 2026”

АShMA bën thirrje për komunikim profesional dhe etik ndërmjet gazetarëve

Shkup, 10 nëntor 2026 – Në lidhje me fjalorin fyes dhe kualifikimet publike  drejtuar ndaj gazetarit të Radio Lider nga ana e gazetares nga Kanali i Kuvendit Vesna Bellkova, Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele sugjeron nevojën për respektimin e standarteve profesionale në komunikimin publik, veçanërisht ndërmjet punonjësve të medias

NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 10 nëntor 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele sugjeron seriozitetin e përmbajtjes së publikuar në rrjetet sociale Facebook, drejtuar gazetares Millka Smilevska, e cila përveç karakterit  ofendues dhe shqetësues, përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe  thirrje për dhunë fizike. Mesazhe  të tilla janë veçanërisht shqetësuese sepse  tejkalojnë hapësirën  e shprehjes së lejuar të mospajtimit dhe kritikës

Njoftim për shtyp

 Shkup, 6 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), në kuadër të Programit Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve, sot në ambientet e Agjencisë organizoi trajnim për të punësuarit në shërbimin profesional me temë: „Përdorimi efektiv i mjeteve digjitale dhe i mjeteve të mbështetura nga inteligjenca artificiale“

Raport për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuar gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

Shkup, 4 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në përputhje me detyrimin e përcaktuar në nenin 76-d, paragrafi 8 të Kodit Zgjedhor, ia dorëzoi Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Raportin për reklamimin e paguar politik (RPP) të transmetuar në programet e radiodifuzerëve gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 3 nëntor 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje ndaj emisionit „Pod lupa“, të transmetuar në TV Alfa më 2 nëntor 2026, me temën „Shpërbërja e familjes maqedonase: Mes dhunës, divorceve dhe përplasjes së traditës me kohën moderne“. Në emision morën pjesë Petar Bogojevski, kryetar i partisë „Koncepti Maqedonas“, dhe Katerina Koteska, avokate e specializuar për të drejtën familjare dhe dhunën në familje

REAGIMI I AShMA-së NDAJ AKUZAVE TË LSDM-së

Shkup, 2 nëntor 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, i hedh poshtë  akuzat e LSDM-së se është përpjekur t’ua ndalon mediave transmetimin e konferencës për shtyp të Venko Filipçes gjatë heshtjes zgjedhore. Akuza të tilla janë të pabaza dhe  përfaqësojnë  një tentativë për t’i paraqitur veprimet ligjore të Agjencisë si censurë, edhe pse bëhet fjalë për detyrim ligjor të rregullt

line


Accessibility

Accessibility