SHKUP, 13.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme konstatoi që, edhe përkundër dhënies së disa afateve për ta harmonizuar punën me Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe me kushtet e lejes, shoqata radiodifuzive tregtare satelitore Televizioni A2 nuk e harmonizoi programin konform lejes që ka marrë, pas së cilës mbi bazë të nenit 63 të Ligjit KRD i mori lejen SHRT Televizioni A2.[…]
Featured Articles
07.06.2012-KRD ka organizuar debatin me temë: “Mbrojtja e publikut minoren: krijimi i përmbajtjeve cilësore për fëmijët“
SHKUP, 7.6.2012 – Redaktorë nga shtëpitë më të mëdha televizive në vend, përfaqësues nga producentët e pavarur, nga Instituti Maqedonas për Media (MIM), Ambasada e Parë e Fëmijëve-Megjashi, Organizata e Konsumatorëve dhe nga organizata joqeveritare e institucione publike të tjera nga sfera e mbrojtjes së fëmijëve, sot në Këshillin e Radiodifuzionit (KRD) morën pjesë në debatin kushtuar mbrojtjes së publikut minoren.
05.06.2011- KRD nikoqir i Këshillit Ekzekutiv të projektit ndërkombëtar DigiTV
SHKUP, 5.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) sot dhe nesër do të jetë nikoqir i takimit të Këshillit Ekzekutiv e Drejtues të projektit DigiTV, qëllimi i të cilit është promovimi i televizionit digjital në Evropën Juglindore, bashkëfinancuar nga mjetet e fondeve IPA të Bashkimit Evropian.
04.06.2012- KRD, nesër nikoqir i takimit të Këshillit Ekzekutiv e Drejtues të projektit DigiTV
SHKUP, 4.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) nesër (5 qershor) do të jetë nikoqir i Takimit të Tretë Teknik të Këshillit Ekzekutiv e Drejtues të projektit Digi TV nga programi për bashkëpunim transnacional nga komponenti i dytë i IPA.[…]
Përfaqësues të KRD japin kontribut aktiv në Takimin e 35-të të EPRA-s
21.05.201 – Kryetari i KRD flet në konferencën “Liria dhe privatësia e Internetit”
Mbrojtja e privatësisë në media ishte tema rreth së cilës foli kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD), mr. Zoran Trajçevski, gjatë konferencës “Liria dhe privatësia … […]
15.05.2012-KRD i dha afat prej 7 ditësh TV A2 që ta harmonizojë programin me formatin e lejes
SHKUP, 15 maj 2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) televizionit satelitor A2 i dha një afat shtesë prej shtatë ditësh që ta harmonizojë programin në pajtim me formatin, të përfshirë në leje.
09.05.2012-Një delegacion i NATO-s vizitoi KRD-në
SHKUP, 9 maj 2012 – Gjendja e mediave në Republikën e Maqedonisë, roli i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD) si trup rregullator i mediave elektronike dhe përparimi i lirisë së shprehjes ishin temat e bisedës në takimin midis delegacionit të NATO-s, të udhëhequr nga z. Lori Voker, përfaqësues përgjegjës i shërbimeve të NATO-s për dosjen e Republikës së Maqedonisë, me anëtarët e KRD-së.[…]
03.05.2012- Liria e mediave-prioritet i lartë i KRD
SHKUP, 3.5.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) të gjitha mediave iu uron Ditën e sotme ndërkombëtare të lirisë së mediave, e cila ka për qëllim promovimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e lirisë dhe të pavarësisë së mediave.[…]
18.04.2012 –Mr. Zoran Trajçevski kryetar i ri i KRD
SHKUP, 18.4.2012 – Anëtarët e Këshillit të Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme njëzërit zgjodhën mr. Zoran Trajçevskin kryetar të ri të KRD, pasi që konstatuan përfundimin e mandateve për tre anëtarë të mëparshëm-akademik Ali Aliu, prof. Tome Gruevski dhe Zoran Stefanoski.