Shkup, 10.08.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizueke, nga sot hap debat publik lidhur me versionin punues të metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016,[…]
Соопштенија за медиуми-sq
U emëruan katër anëtarët e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik
Shkup, 09.08.2016 – Drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bazë të nenit 196-d, paragrafi 2 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili hyri në fuqi më 1 gusht 2016, sot emëroi katër anëtarë të Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik.
Radiodifuzerët ta përshtatin programin me ditën e zisë
Shkup, 08.08.2016 – Për shkak të numrit të madh të jetëve të humbura në fatkeqësinë natyrore që e kaploi Shkupin dhe vendet përreth, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shpalli ditën e sotme, 8 gusht 2016, si ditë zie.
Është hapur cikli për parashtrimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve
Shkup, 29.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në bazë të shkresës së marrë nga ana e Ministrisë së Kulturës… Shkup, 29.06.2016 – … […]
Është hapur cikli për parashtrimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve
Shkup, 29.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në bazë të shkresës së marrë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Komisionit nacional për UNESKO, i informon të gjitha mediumet dhe organizatat mediatike se Programi ndërkombëtar për zhvillimin e komunikimeve (IPDC) hapi ciklin për dorëzimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve, për sferat e theksuara në materialin e kësaj shkrese.
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon incidentin në TV 21
Shkup, 18.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon incidentin e djeshëm në TV 21.
Aktivitetet e ASHMA për popullarizimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim
Shkup, 13 qershor 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën e kaluar realizoi një sërë aktivitetesh të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes publike në lidhje me shfrytëzimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim. Kjo e drejtë është mekanizëm përmes të cilit qytetarët dhe subjektet juridike mund të thirren për përgjegjësi mediumet në rastet kur, rastësisht ose me qëllim do të publikojnë informatë ose do të shkelin të drejtat dhe interesat e dikujt.
REAGIMI I AGJENCISË NDAJ QËNDRIMEVE TË AMM DHE TË LSDM: TË FLASIM ME FAKTE, E JO ME KËRCËNIME DHE SULME
Shkup, 20 maj 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele zakonisht reagon shkurtë dhe në mënyrë koncize. Mirëpo, dy reagimet e fundit në lidhje me konstatimet e monitorimit të informimit mediatik në periudhën që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 – njëra nga LSDM-ja,ndërsa tjetra nga Asociacioni i medieve të Maqedonisë, kërkojnë që në një vend të mblidhen faktet që nga funksionimi 18 vjeçar i trupit rregullues.[…]
Nxënësit e SH.F “Braqa Milladonovci” – Shkup, vizitojnë Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele
Shkup, 20.05.2016 – Nxënësit e klasës së nëntë nga shkolla fillore “Braqa Milladinovci” nga Shkup, në kuadër të mësimit nga lënda e arsimit qytetar, sot e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Gjatë vizitës, ata kishin mundësi që të njihen me organizimin, kompetencat dhe punën praktike të Agjencisë.[…]
TRI KUNDËRVAJTJE PËR INFORMIM NË FUNKSION TË PREZANTIMIT MEDIATIK ZGJEDHOR
Shkup,13.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në raportin e dytë të monitorimit të prezantimit mediatik në lajme, pas shpalljes së zgjedhjeve, për periudhën nga data 25 prill e deri më 04 maj 2016, konstatoi se TV Alfa, TV Kanal 5 dhe TV Sitel, informojnë për aktivitetet e organeve të pushtetit në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të VMRO DPMNE.Për shkeljet e konstatuara janë iniciuar procedura të kundërvajtjes.[…]