Takimin e parë publik, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2016 ja përkushtoi parimeve profesionale të gazetarisë

Shkup, 25.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi takimin e parë publik për vitin 2016.Drejtori i Agjencisë dr Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet të vilat i ka realizuar Agjencia gjatë tremujorit të kaluar – monitorimet e realizuara, masat e shqiptuara, lejet e hequra për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor për dhënien e lejes për emetim televiziv përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk shfrytëzon resurs të kufizuar, në nivel lokal në rajonin e komunës së Tetovës.[…]

TENTIM PËR PRESION NDAJ AGJENCISË, NGA ANA E TV KANAL 5

Shkup, 18.03.2016 – Tv Kanal 5 me shkrim u përgjigj ndaj Raportit të Agjencisë ku u konstatua se me përmbajtjet e disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedelkovski shou”, televizioni e ka shkelur ndalesën e gjuhës së urrejtjes nga ana e nenit 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Në shkresën e tyre, TV Kanal 5, përveç që tregon mos njohuri në lidhje me rregullativën ligjore, tentojnë që të bëjnë presion mbi trupin rregullues që të mos zbatohet Ligji.Tekstin e shkresës së TV Kanal 5 si dhe përgjigjen e Agjencisë, e keni në shtojcë.[…]

Agjencia mori certifikatën ISO 9001:2008

Shkup, 17.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele e rrumbullakoi procesin e inkorporimit dhe implementimit të standardit ISO 9001:2008 në punën e vet, Standardi është një tregues për kualitetin e punës së institucionit dhe me zbatimin e tij, dukshëm përmirësohet efikasiteti në menaxhimin me proceset e brendshme, krijohet një cikël më i shkurtë për realizimin e aktiviteteve dhe shfrytëzimin më kualitativ të resurseve.[…]

Radiodifuzerët duhet të dorëzojnë raport vjetor lidhur me plotësimin e obligimeve e lejes për emetim të radios ose televizionit

Shkup, 15.03.2016 – Ligji për mediume (neni 15 paragrafi 5) i obligon mediumet që më së voni deri më datë 31 mars të vitit vijues, të dorëzojnë deri te rregullatori, raport me shkrim për zbatimin e obligimeve të lejes për emetim të radios ose televizionit, veçanërisht për zbatimin e konceptit programor.Si shtesë e raportit dorëzohet edhe informata për mjetet teknike për emetim ose ritransmetim të shërbimeve programore në Republikën e Maqedonisë ose jashtë vendit.[…]

Skadon afati i obligimit për dorëzimin e raportit për të hyrat e përgjithshme

Shkup,14.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton të gjithë operatorët që ritransmetojnë shërbime programore si dhe ofruesin e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, se në pajtim me nenin 142 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, janë të obliguar që më së voni deri më 15 mars 2016, të dorëzojnë deri te Agjencia, raport për të hyrat e përgjithshme vjetore gjatë vitit 2015, të realizuara me ritransmetimin e shërbimeve programore ose përmes sigurimit të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.[…]

Dy ditë për reklamim të paguar politik

Shkup, 25.02.2016 – Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, fillimi i ndalesës për emetimin e reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypit dhe mediumet elektronike (portalet e internetit) zhvendoset për më 27 shkurt 2016.[…]

STANDARDET PROFESIONALE GJITHMONË DUHET TË VLEJNË

Shkup, 24.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe njëherë i fton mediumet që me seriozitet dhe në mënyrë të denjë ti respektojnë standardet dhe parimet profesionale, me vetëdije të plotë për rolin e rëndësishëm që e kanë në procesin në të cilin qytetarët e një shoqërie demokratike duhet të formojnë lirshëm qëndrimet e tyre për të gjitha çështje shoqërore-politike në bazë të informatave të vërteta dhe objektive si dhe pasqyrimeve të ndryshme.[…]



Accessibility

Accessibility