Agjencia mori certifikatën ISO 9001:2008

Shkup, 17.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele e rrumbullakoi procesin e inkorporimit dhe implementimit të standardit ISO 9001:2008 në punën e vet, Standardi është një tregues për kualitetin e punës së institucionit dhe me zbatimin e tij, dukshëm përmirësohet efikasiteti në menaxhimin me proceset e brendshme, krijohet një cikël më i shkurtë për realizimin e aktiviteteve dhe shfrytëzimin më kualitativ të resurseve.[…]

Radiodifuzerët duhet të dorëzojnë raport vjetor lidhur me plotësimin e obligimeve e lejes për emetim të radios ose televizionit

Shkup, 15.03.2016 – Ligji për mediume (neni 15 paragrafi 5) i obligon mediumet që më së voni deri më datë 31 mars të vitit vijues, të dorëzojnë deri te rregullatori, raport me shkrim për zbatimin e obligimeve të lejes për emetim të radios ose televizionit, veçanërisht për zbatimin e konceptit programor.Si shtesë e raportit dorëzohet edhe informata për mjetet teknike për emetim ose ritransmetim të shërbimeve programore në Republikën e Maqedonisë ose jashtë vendit.[…]

Skadon afati i obligimit për dorëzimin e raportit për të hyrat e përgjithshme

Shkup,14.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton të gjithë operatorët që ritransmetojnë shërbime programore si dhe ofruesin e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, se në pajtim me nenin 142 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, janë të obliguar që më së voni deri më 15 mars 2016, të dorëzojnë deri te Agjencia, raport për të hyrat e përgjithshme vjetore gjatë vitit 2015, të realizuara me ritransmetimin e shërbimeve programore ose përmes sigurimit të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.[…]

Dy ditë për reklamim të paguar politik

Shkup, 25.02.2016 – Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, fillimi i ndalesës për emetimin e reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypit dhe mediumet elektronike (portalet e internetit) zhvendoset për më 27 shkurt 2016.[…]

STANDARDET PROFESIONALE GJITHMONË DUHET TË VLEJNË

Shkup, 24.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe njëherë i fton mediumet që me seriozitet dhe në mënyrë të denjë ti respektojnë standardet dhe parimet profesionale, me vetëdije të plotë për rolin e rëndësishëm që e kanë në procesin në të cilin qytetarët e një shoqërie demokratike duhet të formojnë lirshëm qëndrimet e tyre për të gjitha çështje shoqërore-politike në bazë të informatave të vërteta dhe objektive si dhe pasqyrimeve të ndryshme.[…]

Raporti vjetor për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimet e Televizioneve satelitore, rajonale dhe lokale në shikueshmërinë e përgjtihshme

Shkup, 21.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e publikoi Raportin vjetor për vitin 2015, në lidhje me shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal.
[…]



Accessibility

Accessibility