Shkup, 18.03.2016 – Tv Kanal 5 me shkrim u përgjigj ndaj Raportit të Agjencisë ku u konstatua se me përmbajtjet e disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedelkovski shou”, televizioni e ka shkelur ndalesën e gjuhës së urrejtjes nga ana e nenit 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Në shkresën e tyre, TV Kanal 5, përveç që tregon mos njohuri në lidhje me rregullativën ligjore, tentojnë që të bëjnë presion mbi trupin rregullues që të mos zbatohet Ligji.Tekstin e shkresës së TV Kanal 5 si dhe përgjigjen e Agjencisë, e keni në shtojcë.[…]
Agjencia mori certifikatën ISO 9001:2008
Shkup, 17.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele e rrumbullakoi procesin e inkorporimit dhe implementimit të standardit ISO 9001:2008 në punën e vet, Standardi është një tregues për kualitetin e punës së institucionit dhe me zbatimin e tij, dukshëm përmirësohet efikasiteti në menaxhimin me proceset e brendshme, krijohet një cikël më i shkurtë për realizimin e aktiviteteve dhe shfrytëzimin më kualitativ të resurseve.[…]
Radiodifuzerët duhet të dorëzojnë raport vjetor lidhur me plotësimin e obligimeve e lejes për emetim të radios ose televizionit
Shkup, 15.03.2016 – Ligji për mediume (neni 15 paragrafi 5) i obligon mediumet që më së voni deri më datë 31 mars të vitit vijues, të dorëzojnë deri te rregullatori, raport me shkrim për zbatimin e obligimeve të lejes për emetim të radios ose televizionit, veçanërisht për zbatimin e konceptit programor.Si shtesë e raportit dorëzohet edhe informata për mjetet teknike për emetim ose ritransmetim të shërbimeve programore në Republikën e Maqedonisë ose jashtë vendit.[…]
Skadon afati i obligimit për dorëzimin e raportit për të hyrat e përgjithshme
Shkup,14.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton të gjithë operatorët që ritransmetojnë shërbime programore si dhe ofruesin e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, se në pajtim me nenin 142 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, janë të obliguar që më së voni deri më 15 mars 2016, të dorëzojnë deri te Agjencia, raport për të hyrat e përgjithshme vjetore gjatë vitit 2015, të realizuara me ritransmetimin e shërbimeve programore ose përmes sigurimit të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.[…]
Gjuha e urrejtjes në Televizionin Kanal 5
Shkup, 09.03.2016 – Agjencia përmes një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedellkovski shou”, konstatoi se TV Kanal 5 e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mënyrë që disa herë me radhë sjell vendime redaktuese me të cilat i mundëson autorit të emisionit të nxis dhe përhap diskriminim, mos durim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual.[…]
Dy ditë për reklamim të paguar politik
Shkup, 25.02.2016 – Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, fillimi i ndalesës për emetimin e reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypit dhe mediumet elektronike (portalet e internetit) zhvendoset për më 27 shkurt 2016.[…]
STANDARDET PROFESIONALE GJITHMONË DUHET TË VLEJNË
Shkup, 24.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe njëherë i fton mediumet që me seriozitet dhe në mënyrë të denjë ti respektojnë standardet dhe parimet profesionale, me vetëdije të plotë për rolin e rëndësishëm që e kanë në procesin në të cilin qytetarët e një shoqërie demokratike duhet të formojnë lirshëm qëndrimet e tyre për të gjitha çështje shoqërore-politike në bazë të informatave të vërteta dhe objektive si dhe pasqyrimeve të ndryshme.[…]
Agjencia realizoi gjashtë trajnime për rregullat e prezantimit zgjedhor mediatik
Shkup,19.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën prej datës 15 deri më 19 shkurt 2016, realizoi gjashtë trajnime për radiodifuzerët nacional, rajonal dhe lokal në Republikën e Maqedonisë, si dhe për Shërbimin publik të radiodifuzionit. Qëllimi i trajnimeve ishte që shërbimet programore të televizionit dhe radios të informohen për prezantimin mediatik zgjedhor.[…]
Komisioni i pavarur për mediume i Republikës së Kosovës në vizitë të Agjencisë
Shkup, 16.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot ishte nikoqir i takimit të punës me përfaqësuesit e Komisionit të pavarur të mediumeve të Republikës së Kosovës. Qëllimi i takimit ishte zgjerimi i marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimit të përvojave nga sfera e digjitalizimit të mediumeve.[…]
Trajnim për radiodifuzerët për rregullat e prezantimit mediatik zgjedhor
Shkup, 16.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga data 15 deri më 19 shkurt 2016, do të realizojë gjashtë punëtori për radiodifuzerët rajonal, lokal dhe nacional në Republikën e Maqedonisë, përfshirë këtu edhe shërbimin publik të radiodifuzionit.[…]