28.02.2013 – Punëtori me radiodifuzerët për mbulimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore

Në hapësirat e Këshillit të Radiodifuzionit  sot (28.02.2013) u mbajt punëtori dedikuar informimit mediatik gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2013. Në atë, së bashku me përfaqësuesit e radiodifuzerëve në nivel kombëtar dhe regjional u shqyrtua Rregullorja për qasje të barabartë në prezantimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore, si dhe metodologjia e monitorimit të Këshillit të Radiodifuzionit.[…]

21.01.2013- Njoftim për shtyp: rikujtim i medieve për obligimet që dalin nga rregullat zgjedhore

Këshilli i Radiodifuzionit i RM-ës edhe njëherë i rikujton televizionet dhe radiot se në periudhën deri në fillim të fushatës zgjedhore nuk mundë të transmetojnë përmbajtje me të cilat direkt ose indirekt do të promovojnë qëndrime, programe, platforma, arritje, aktivitete etj, të partive politike, koalicioneve, grupit votues dhe përfaqësues të tyre.[…]

28.12.2012-Modul i promovuar për monitorim dhe mbikëqyrje profesionale mbi rrjetet e komunikimit publik

Këshilli i Radiodifuzionit së bashku me Agjencinë për komunikime elektronike përpunuan ueb aplikacion i cili është modul shtesë e “ Sistemit për regjistrim elektronik të rrjeteve të komunikimit publik” Flitet për projekt që është rezultat i Memorandumit për bashkëpunim në mes të KRD-ës dhe AKE-ës i nënshkruar në qershor të viti 2012.[…]

28.12.2012 -Këshilli kërkon tu mundësohet gazetarëve ta kryejnë punën e tyre pa pengesë

Këshilli i Radiodifuzionit, si trup rregullator i pavarur, gjatë ushtrimit të detyrave të veta kujdeset edhe për lirin e pluralizmit të shprehjes. Në lidhje me zhvillimet e fundit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe largimit të gazetarëve, Këshilli u bën thirje të gjithë institucioneve dhe subjekteve politike që t’ju mundësojnë përfaqësuesve të medieve pa pengesë ti kryejnë detyrat e tyre profesionale.[…]

10.10.2012- Takim pune me Radiot

Shkup – 10.10.2012- Këshilli për radiodifuzion (KRD) sot ishte mikpritës i takimit të punës me përfaqësuesit e radiove të nivelit nacional dhe regjional.  Ky takim ishte i përkushtuar në disa aspekte të funksionimit të radiostacioneve  në Republikën e Maqedonisë, në të cilën ishin rishikuar probleme konkrete  në zbatimin e rregullave për reklamim dhe sponsor.[…]



Accessibility

Accessibility