Shkup, 27.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon ngjyrosjen e djeshme, të sërishme të fasadës së objektit të Televizionit Sitel.
E drejta e protestimit është e drejtë Kushtetuese dhe një prej përfitimeve civilizuese për shprehjen e lirë të mendimeve dhe qëndrimeve, por në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa kurrfarë presioni.
Архива
Raportet nga shkeljet e konstatuara të Kodit zgjedhor
Shkup, 13.05.2016 – Me monitorimin e prezantimit zgjedhor në lajme, të realizuar në periudhën nga data 25 prill deri më 04 maj 2016, është konstatuar se TV Alfa, TV Kanal 5 dhe TV Sitel, informojnë për aktivitetet e organeve të pushtetit në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të VMRO DPMNE, me çka është shkelur neni 75-b nga Kodi zgjedhor.[…]
Raportet lidhur me respektimin e obligimit për emetimin e veprave audiovizuele evropiane
Shkup, 18.04.2016 – Agjencia i përpiloi raportet nga mbikëqyrja programore lidhur me respektimin e obligimit për emetimin e veprave evropiane audiovizuele nga ana e Shërbimit publik të radiodifuzionit dhe radiodifuzerëve në format të përgjithshëm që emetojnë program në nivel shtetëror. Obligim për emetimin e veprave audiovizuele evropiane në vitin 2015 kishin 12 shërbime programore[…]
Raportet nga mbikëqyrjet e jashtëzakonshme pas parashtresave të LSDM-së
Shkup, 15.04.2016 – Në bazë të gjashtë parashtresave nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Agjencia realizoi disa mbikëqyrje administrative të programeve të televizioneve nacionale TV Alfa, TV Kanal 5, Tv Nova dhe TV Sitel.Parashtresat kanë të bëjnë me respektimin e parimeve nga neni 61 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Në disa raste mbikëqyrjet treguan se ekziston mosrespektim i ligjit.Televizioneve u janë dhënë vërejtjet, ndërsa detajet i jeni në raporte.[…]
Gjuha e urrejtjes në Televizionin Kanal 5
Shkup, 09.03.2016 – Agjencia përmes një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedellkovski shou”, konstatoi se TV Kanal 5 e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mënyrë që disa herë me radhë sjell vendime redaktuese me të cilat i mundëson autorit të emisionit të nxis dhe përhap diskriminim, mos durim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual.[…]
Agjencia realizoi gjashtë trajnime për rregullat e prezantimit zgjedhor mediatik
Shkup,19.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën prej datës 15 deri më 19 shkurt 2016, realizoi gjashtë trajnime për radiodifuzerët nacional, rajonal dhe lokal në Republikën e Maqedonisë, si dhe për Shërbimin publik të radiodifuzionit. Qëllimi i trajnimeve ishte që shërbimet programore të televizionit dhe radios të informohen për prezantimin mediatik zgjedhor.[…]
Rritet kuota për programin e krijuar burimor, ndërsa për muzikën nuk ka ndryshime
Shkup, 13.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton mediumet se në vitin 2016 rritet përqindja e emetimit të programit të krijuar burimor në Republikën e Maqedonisë në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive jo shumicë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.Siç është e përcaktuar në nenin 92 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, duke filluar nga 1 janari 2016, për shoqëritë tregtare të radiodifuzionit dhe për institucionet joprofitabile të radiodifuzionit, obligimit për programin e krijuar burimor është 50%, ndërsa për shërbimin publik të radiodifuzionit është 60% nga programi i emetuar në përgjithësi gjatë një dite të plotë, me përjashtim të kohës që është për përmbajtjet që nuk i nënshtrohen klasifikimit.[…]
U miratua Metodologjia për monitorimin e prezantimit zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore
Shkup, 05.01.2016 – Në pajtim me obligimin e përcaktuar në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili është në fuqi nga data 10 nëntor 2015, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në mbledhjen e sotme e miratoi Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor mediatik përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore.[…]
Agjencia e shqiptoi masën e vërejtjes ndaj RA ZONA M-1, RA URBAN FM, RA Rosa – AB, RA Araçina dhe RA KLUB FM
Shkup, 04.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pajtim me Planin vjetor për mbikëqyrje, realizoi mbikëqyrje të rregullt të punës së RA ZONA M-1 SHPKNJP Shkup, RA URBAN FM SHPKNJP Shkup, RA Rosa – AB SHPKNJP Shkup, RA Araçina SHPKNJP Haraçinë dhe RA KLUB FM SHPK Shkup[…]
Agjencia shqiptoi masën – vërejtje për JENI BALLKAN
Shkup, 04.12.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme të punës së Shoqërisë për prodhimtari,[…]