29. 03. 2011 –Para përfaqësuesve të mediave, në një mbledhje publike, KRD i paraqiti të rejat që do t’i sjellë Ligji i ri për media elektronike

Si do të ndikojë transferimi i Direktivës evropiane për shërbimet mediatike audio-vizive te kompanitë mediatike në R. e Maqedonisë, ishte tema e mbledhjes së sotme publike të Këshillit të Radiodifuzionit, që u mbajt në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve të mediave të vendit. KRD, si një prej pjesëmarrësve në grupin e punës për përgatitjen e ligjit të ri për mediat elektronike, përmes konceptit të vet kontribuoi në formësimin e standardeve programore, të cilat do të jenë pjesë e zgjidhjeve të reja ligjore. Grupi i punës i KRD në këtë fazë fillestare të përgatitjes së Ligjit përpiloi draft-versionin e një pjese të tij, që iu është lënë mediave për ta parë.[…]

26.11.2010-KRD bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe të autorizimeve gjatë mbikëqyrjes inspektive në media

SHKUP, 26.11.2010 – Anëtarët e Këshillit të Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme shprehën shqetësim për shkak të zhvillimeve të fundit në televizionin nacional A-1. KRD kërkoi informacion nga institucionet që bënë inspektimin për aktivitetet e tyre në ambientet ku është i vendosur ky televizion, si dhe nga vetë Televizioni,  që KRD të formojë një pamje të plotë rreth situatës së ndodhur dhe të ndërmarrë qëndrim relevant.

[…]



Accessibility

Accessibility