Skadon afati i obligimit për dorëzimin e raportit për të hyrat e përgjithshme

Shkup,14.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton të gjithë operatorët që ritransmetojnë shërbime programore si dhe ofruesin e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, se në pajtim me nenin 142 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, janë të obliguar që më së voni deri më 15 mars 2016, të dorëzojnë deri te Agjencia, raport për të hyrat e përgjithshme vjetore gjatë vitit 2015, të realizuara me ritransmetimin e shërbimeve programore ose përmes sigurimit të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.[…]

Gjuha e urrejtjes në Televizionin Kanal 5

Shkup, 09.03.2016 – Agjencia përmes një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedellkovski shou”, konstatoi se TV Kanal 5 e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mënyrë që disa herë me radhë sjell vendime redaktuese me të cilat i mundëson autorit të emisionit të nxis dhe përhap diskriminim, mos durim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual.[…]

Dy ditë për reklamim të paguar politik

Shkup, 25.02.2016 – Me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, fillimi i ndalesës për emetimin e reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypit dhe mediumet elektronike (portalet e internetit) zhvendoset për më 27 shkurt 2016.[…]

STANDARDET PROFESIONALE GJITHMONË DUHET TË VLEJNË

Shkup, 24.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe njëherë i fton mediumet që me seriozitet dhe në mënyrë të denjë ti respektojnë standardet dhe parimet profesionale, me vetëdije të plotë për rolin e rëndësishëm që e kanë në procesin në të cilin qytetarët e një shoqërie demokratike duhet të formojnë lirshëm qëndrimet e tyre për të gjitha çështje shoqërore-politike në bazë të informatave të vërteta dhe objektive si dhe pasqyrimeve të ndryshme.[…]

Agjencia realizoi gjashtë trajnime për rregullat e prezantimit zgjedhor mediatik

Shkup,19.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën  prej datës  15 deri më 19 shkurt 2016, realizoi gjashtë trajnime  për radiodifuzerët nacional, rajonal dhe lokal në Republikën e Maqedonisë, si dhe për Shërbimin publik të radiodifuzionit. Qëllimi i trajnimeve ishte që shërbimet programore të televizionit dhe radios të informohen për prezantimin mediatik zgjedhor.[…]



Accessibility

Accessibility