Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Komisionin shtetëror zgjedhor

Shkup, 04.02.2016, Sot, në ditën ndërkombëtare të zgjedhjeve, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Komisioni shtetëror zgjedhor nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Qëllimet themelore të dokumentit janë: shkëmbimi i informatave, ndihma e ndërsjellë përmes dhënies së këshillave profesionale, bashkëpunimi gjatë veprimit ndaj parashtresave dhe ankesave, projekte konkrete që janë në funksion të interesave të përbashkëta të Komisionit dhe Agjencisë, si dhe aktivitete në drejtim të ngritjes së nivelit të respektimit të rregullativës zgjedhore.[…]

Raporti vjetor për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimet e Televizioneve satelitore, rajonale dhe lokale në shikueshmërinë e përgjtihshme

Shkup, 21.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e publikoi Raportin vjetor për vitin 2015, në lidhje me shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal.
[…]

Të dhënat për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimet e Televizioneve satelitore, rajonale dhe lokale në shikueshmërinë e plotë – tremujori i katërt i vitit 2015

Shkup, 15.01.2016 – Të dhënat për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal, […]

Rritet kuota për programin e krijuar burimor, ndërsa për muzikën nuk ka ndryshime

Shkup, 13.01.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i përkujton mediumet se në vitin 2016 rritet përqindja e emetimit të programit të krijuar burimor në Republikën e Maqedonisë në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive jo shumicë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.Siç është e përcaktuar në nenin 92 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, duke filluar nga 1 janari 2016, për shoqëritë tregtare të radiodifuzionit dhe për institucionet joprofitabile të radiodifuzionit, obligimit për programin e krijuar burimor është 50%, ndërsa për shërbimin publik të radiodifuzionit është 60% nga programi i emetuar në përgjithësi gjatë një dite të plotë, me përjashtim të kohës që është për përmbajtjet që nuk i nënshtrohen klasifikimit.[…]

U miratua Metodologjia për monitorimin e prezantimit zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore

Shkup, 05.01.2016 – Në pajtim me obligimin e përcaktuar në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili është në fuqi nga data 10 nëntor 2015, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në mbledhjen e sotme e miratoi Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor mediatik përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore.[…]



Accessibility

Accessibility