Është hapur cikli për parashtrimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve

Shkup, 29.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në bazë të shkresës së marrë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Komisionit nacional për UNESKO, i informon të gjitha mediumet dhe organizatat mediatike se Programi ndërkombëtar për zhvillimin e komunikimeve (IPDC) hapi ciklin për dorëzimin e draft-projekteve për zhvillimin e mediumeve, për sferat e theksuara në materialin e kësaj shkrese.

[…]

RADIODIFUZERËT DUHET QË GJITHKUND TË EMETOJNË SHËRBIMIN E NJËJTË PROGRAMOR

Shkup, 24.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikqyrje programore me të cilën bëri krahasimin e programit që e emeton Radio Kanal 77 në Shkup, Manastir dhe në Shtip, me ç’rast i konstatua se në rajone të ndryshme ekziston dallim në vëllimin dhe përbërjen e disa prej blloqeve reklamuese, përderisa përbërja e muzikës dhe përmbajtjes së emisioneve – tërësive të formësuar gazetareske, është identike.

[…]

Aktivitetet e ASHMA për popullarizimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim

Shkup, 13 qershor 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën e kaluar realizoi një sërë aktivitetesh të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes publike në lidhje me shfrytëzimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim. Kjo e drejtë është mekanizëm përmes të cilit qytetarët dhe subjektet juridike mund të thirren për përgjegjësi mediumet në rastet kur, rastësisht ose me qëllim do të publikojnë informatë ose do të shkelin të drejtat dhe interesat e dikujt.

[…]

Ftesë në takimin në lidhje me Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve për dërgim të sinjalit nga ORRPKE dhe ofruesit e SHMAV me kërkesë

Shkup, 31.05.2016 Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përpiloi Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve deri te të cilat ORRPKE që ritransmetojnë shërbime programore dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë janë të obliguar që ta dërgojnë sinjalin e tyre, me ç’rast u hap debat publik. Të gjitha palët e interesuara kanë mundur që të dorëzojnë mendime dhe propozime në formë të shkruar deri më 27 maj 2016.

[…]

TË MOS BËHET PRESION NDAJ MEDIUMEVE

Shkup, 27.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon ngjyrosjen e djeshme, të sërishme të fasadës së objektit të Televizionit Sitel.
E drejta e protestimit është e drejtë Kushtetuese dhe një prej përfitimeve civilizuese për shprehjen e lirë të mendimeve dhe qëndrimeve, por në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa kurrfarë presioni.

[…]

REAGIMI I AGJENCISË NDAJ QËNDRIMEVE TË AMM DHE TË LSDM: TË FLASIM ME FAKTE, E JO ME KËRCËNIME DHE SULME

Shkup, 20 maj 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele zakonisht reagon shkurtë dhe në mënyrë koncize. Mirëpo, dy reagimet e fundit në lidhje me konstatimet e monitorimit të informimit mediatik në periudhën që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 – njëra nga LSDM-ja,ndërsa tjetra nga Asociacioni i medieve të Maqedonisë, kërkojnë që në një vend të mblidhen faktet që nga funksionimi 18 vjeçar i trupit rregullues.[…]



Accessibility

Accessibility