Shkup, 12.04.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMA) sot në konferencën me temë “Gjuha e urrejtjes në mediume”  e promovoi publikimin “Trupat rregulluese për mediume dhe gjuha e urrejtjes”, në të cilën janë shprehur përvojat dhe praktikat e rregullatorëve nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.[…]
Новости
Takim bilateral ndërmjet trupave rregullues të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në Tiranë
Тiranë, 30.03.2018 – Një delegacion i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe përfaqësues të trupit rregullues të meiumeve të Republikës së Shqipërisë (AMA), sot në Tiranë, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në sferën e rregullimit mediatik.[…]
U realizua takimi i parë publik për vitin 2018
Shkup, 28.03.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot realizoi takimin e parë publik për vitin 2018. Lidhur me aktivitetet e realizuara sipas Planit vjetor të punës, fjalë kishte d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, i cili i prezantoi aktivitetet e realizuara gjatë tremujorit të kaluar – mbikëqyrjet e radiodifuzerëve, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik si dhe publikuesit e medieve të shtypit; masat e shqiptuara; hulumtimet e bëra; aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe aktivitete tjera.
Shpenzimet e drejtorit të Agjencisë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017
Shkup, 26.03.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përshëndet dhe njëherë i bashkëngjitt iniciativës së Qeverisë së RM – për transparencë të shpenzimeve të bartësve të funksioneve publike.[…]
Maqedonia në emrin e vendeve të Ballkanit perëndimor mori pjesë në ERGA
Zagreb, 23.03.2018. – Përfaqësuesit e Grupit të rregullatorëve evropian për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ERGA) dje dhe sot në Zagreb biseduan për ballafaqimin me vallët e lajmeve të rrejshme si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe më gjërë, në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira.[…]
Promovohet Deklarata për informim etik dhe profesional për temat në lidhje me bashkësinë LGBTI
Shkup, 20.03.2018. –Në kuadër të përpjekjes për informim profesional për bashkësinë LGBTI si dhe për respektimin e të drejtave të tyre pa fjalim diskriminues dhe derrgogues, sot u promovua Deklarata për informim etik dhe profesional për temat në lidhje me LGBTI. […]
Diskriminim, mosdurim dhe gjuhë e urrejtjes në “Milenko Nedelkovski shou”
Shkup, 13.03.2018. – Me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të realizuar me detyrë zyrtare ndaj emisionit “Milenko Nedelkovski shou” të emetuar në TV Alfa, më 27 janar 2018, Agjencia konstatoi se në këtë edicion janë shprehur disa deklarata dhe qëndrime me të cilat nxitet dhe përhapet diskriminimi, mosdurimi dhe urrjetja në bazë të përkatësisë etnike.[…]
Reagim lidhur me kërcënimet ndaj kryetarit të SHGM-së
Shkup, 08.03.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ashpër i dënon kërcënimet ndaj Kryetarit të Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani.[…]
Demant lidhur me konstatimet e prononcuara të ministrit Robert Popovski në debatin publik
Shkup, 04.03.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ashpër i demanton konstatimet e ministrit Robert Popovski, gjatë debatit publik të realizuar më 2 mars 2018 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, gjoja se Agjencia me vite nuk ka funksionuar dhe nuk i ka kryer kompetencat e saja, në kontekst të ritransmetimit të shërbimeve të huaja programore pa të drejta autoriale.
Agjencia promovoi spotet e televizionit dhe radios kundër seksizmit në mediume dhe hulumtimet mbi gjininë në programet televizive gjatë vitit 2017
Shkup, 01.03.2018. – Me qëllim që të kthehet vëmendja e mediumeve ndaj njohjes së rëndësisë së informimit për çështjet gjinore, si dhe të nxitet tejkalimi i stereotipeve gjinore, Agjencia sot i prezantoi rezultatet e hulumtimit për gjininë në programet televizive gjatë vitit 2017[…]