Shkup, 24.06.2016 – Agjencia realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore të shërbimit programor të Kanal 77 të emetuar në Shkup, Shtip dhe Manastir. Në këtë drejtim, u konstatua dallim në vëllimin dhe përbërjen e disa prej blloqeve reklamuese, përderisa përbërja e muzikës dhe përbërjes së emisioneve – materialeve gazetareske, është identik.
RADIODIFUZERËT DUHET QË GJITHKUND TË EMETOJNË SHËRBIMIN E NJËJTË PROGRAMOR
Shkup, 24.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikqyrje programore me të cilën bëri krahasimin e programit që e emeton Radio Kanal 77 në Shkup, Manastir dhe në Shtip, me ç’rast i konstatua se në rajone të ndryshme ekziston dallim në vëllimin dhe përbërjen e disa prej blloqeve reklamuese, përderisa përbërja e muzikës dhe përmbajtjes së emisioneve – tërësive të formësuar gazetareske, është identike.
Takimi i dytë publik 2016
– Agjenda për takimin e dytë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2016, mund të merret në këtë link – … […]
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon incidentin në TV 21
Shkup, 18.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon incidentin e djeshëm në TV 21.
Agjencia inicioi procedurë për kundërvajtje ndaj TV Sitel
Shkup, 14.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj SHTR Televizioni Sitel SHPKNJP Shkup, me qëllim që të kontrolloj … […]
Aktivitetet e ASHMA për popullarizimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim
Shkup, 13 qershor 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në periudhën e kaluar realizoi një sërë aktivitetesh të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes publike në lidhje me shfrytëzimin e të drejtës për përgjigje dhe korrigjim. Kjo e drejtë është mekanizëm përmes të cilit qytetarët dhe subjektet juridike mund të thirren për përgjegjësi mediumet në rastet kur, rastësisht ose me qëllim do të publikojnë informatë ose do të shkelin të drejtat dhe interesat e dikujt.
Ftesë në takimin në lidhje me Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve për dërgim të sinjalit nga ORRPKE dhe ofruesit e SHMAV me kërkesë
Shkup, 31.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përpiloi Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve deri te të cilat ORRPKE që ritransmetojnë shërbime programore dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë janë të obliguar që ta dërgojnë sinjalin e tyre, me ç’rast u hap debat publik. Të gjitha palët e interesuara kanë mundur që të dorëzojnë mendime dhe propozime në formë të shkruar deri më 27 maj 2016.
TË MOS BËHET PRESION NDAJ MEDIUMEVE
Shkup, 27.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon ngjyrosjen e djeshme, të sërishme të fasadës së objektit të Televizionit Sitel.
E drejta e protestimit është e drejtë Kushtetuese dhe një prej përfitimeve civilizuese për shprehjen e lirë të mendimeve dhe qëndrimeve, por në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa kurrfarë presioni.
REAGIMI I AGJENCISË NDAJ QËNDRIMEVE TË AMM DHE TË LSDM: TË FLASIM ME FAKTE, E JO ME KËRCËNIME DHE SULME
Shkup, 20 maj 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele zakonisht reagon shkurtë dhe në mënyrë koncize. Mirëpo, dy reagimet e fundit në lidhje me konstatimet e monitorimit të informimit mediatik në periudhën që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 – njëra nga LSDM-ja,ndërsa tjetra nga Asociacioni i medieve të Maqedonisë, kërkojnë që në një vend të mblidhen faktet që nga funksionimi 18 vjeçar i trupit rregullues.[…]
Nxënësit e SH.F “Braqa Milladonovci” – Shkup, vizitojnë Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele
Shkup, 20.05.2016 – Nxënësit e klasës së nëntë nga shkolla fillore “Braqa Milladinovci” nga Shkup, në kuadër të mësimit nga lënda e arsimit qytetar, sot e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Gjatë vizitës, ata kishin mundësi që të njihen me organizimin, kompetencat dhe punën praktike të Agjencisë.[…]