Agjencia realizoi monitorim ndaj 18 radiodifuzerëve

Shkup, 17.09.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi monitorim ndaj 18 (tetëmbëdhjetë) radiodifuzerëve: Radiotelevizioni i Maqedonisë Shërbimi i parë programor RAM1, Radiotelevizioni i Maqedonisë Shërbimi i tretë programor RAM3, Radiotelevizioni i Maqedonisë Shërbimi i parë programor RTM1, Radiotelevizioni i Maqedonisë Shërbimi i dytë programor RTM2, TV Alfa SHPKNJP Shkup, Nasha TV SHPKNJP Shkup, TV Kompani 21-M SHPKNJP Shkup, TV Alsat-M SHPK Shkup, TV ART SHPK Tetovë, TV Kanal 5 SHPKNJP Shkup, TV Nova SHPKNJP Shkup, TV Shenja SHPKNJP Shkup, TV Sitel SHPKNJP Shkup, TV Sonce SHPKNJP Shkup, TV Telma SHPKNJP Shkup, TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip, Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup dhe Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip,[…]

Parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj RTM1

Shkup, 09.09.2016. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, pas propozimit të parashtruar nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, parashtroi kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse në të cilën gjykata do të shqiptoj sanksion – vërejtje kundër Shërbimit të Parë programor televiziv të Radiotelevizionit të Maqedonisë.[…]

Agjencia shqiptoi masën e vërejtjes ndaj TV HANA Kumanovë PDF Shtyp Shp?rndaje me Post? Elektronike

Shkup, 18.08.2016 – Në bazë të mbikëqyrjes së rregullt administrative ndaj TV Hana, Mevlan SHPKNJP Kumanovë dhe shkeljes së konstatuar të nenit 14 të Ligjit për media, këtij radiodifuzeri i është shqiptuar masa e vërejtjes dhe është urdhëruar që në afat prej 45 ditëve, nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi, të harmonizojë punën sipas dispozitave ligjore.[…]

RADIODIFUZERËT DUHET QË GJITHKUND TË EMETOJNË SHËRBIMIN E NJËJTË PROGRAMOR

Shkup, 24.06.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikqyrje programore me të cilën bëri krahasimin e programit që e emeton Radio Kanal 77 në Shkup, Manastir dhe në Shtip, me ç’rast i konstatua se në rajone të ndryshme ekziston dallim në vëllimin dhe përbërjen e disa prej blloqeve reklamuese, përderisa përbërja e muzikës dhe përmbajtjes së emisioneve – tërësive të formësuar gazetareske, është identike.

[…]

Ftesë në takimin në lidhje me Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve për dërgim të sinjalit nga ORRPKE dhe ofruesit e SHMAV me kërkesë

Shkup, 31.05.2016 Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përpiloi Draftin e Rregullores për përcaktimin e lokacioneve deri te të cilat ORRPKE që ritransmetojnë shërbime programore dhe ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë janë të obliguar që ta dërgojnë sinjalin e tyre, me ç’rast u hap debat publik. Të gjitha palët e interesuara kanë mundur që të dorëzojnë mendime dhe propozime në formë të shkruar deri më 27 maj 2016.

[…]



Accessibility

Accessibility